Mirësevini në Starsat

Starsat International ofron shërbim interneti në Shqipëri që nga viti 2003. Që në fillim, Starsat është specializuar në lidhjet e internetit kudo, edhe atje ku shërbimet e tjera nuk arrijnë. Rrjeti që kemi ngritur dhe eksperienca na lejojnë të plotësojmë nevojat e komunikimit të çdo klienti, sado të thjeshta apo komplekse të jenë ato.

Shërbimet

Ju lehtësojmë punën tuaj

Starsat ofron instalim të shpejtë dhe shërbime cilësore që fillojnë nga 1500 lekë në muaj dhe arrijnë deri në linjat e dedikuara me shpejtësi 100 Mbps. Nëse ju duhet lidhje interneti në shumë pika të biznesit tuaj, vetëm Starsat ju thjeshtëson punën dhe ju bën lidhjet sipas shërbimit të dëshiruar. Zgjidhni kompaninë që do të jetë gjithmonë e gatshme t'ju ndihmojë ndërsa biznesi juaj rritet.

Produktet

Cilësi, shpejtësi, frytshmëri

Starsat është distributor i preferuar i disa prodhuesve të pajisjeve të komunikimit me valë radioje dhe me satelit. Katalogu në internet ju tregon disa nga pajisjet më të kërkuara dhe vazhdon të pasurohet me produkte të reja; na kontaktoni edhe nëse nuk e shihni pajisjen që ju duhet dhe mund t'ju rekomandojmë pajisjen më të përshtatshme që i plotëson nevojat tuaja sa më mirë e më lirë.